12 Years of Experience

Rainbow Center.

Rainbow Center, një përqasje e re dhe unike në hapësirat e
Tiranës, vjen si një pik referimi ne zemër të Bllokut.

Rainbow Center

Invest Society numëron një sërë ndërtesash të  klasit të lartë në zonat më të mira të qytetit të Tiranës. Rainbow Center përfaqëson jo vetëm një evoluim të imazhit të ndërtimtarisë në Shqipëri, por edhe një epokë të re të standarteve të kryeqytetit. Ky objekt ikonik i vendosur në qëndrën nervore të jetës metropolitane synon të shndërrohet në një pikë referimi falë stilit,  funksionalitetit dhe indentitetit të tij.

Të gjitha ndërtimet e Invest Society karakterizohen  nga pozicioni strategjik,  teknologjia inovative, dhe dizajni unik. Besimi dhe kualiteti i pakompromist janë bërthama e vlerave të kompanis sonë, mbi të cilat bazohet edhe Rainbow Center. Projekti arkitekturor mban emrin e studios italjane Stefano Boeri Architetti.

Rainbow Center do të jet 7-kate, nga cilat 2 katet e para do të shërbejnë si qëndër tregtare ndërsa katet e tjera do të jen hapësira për zyra. Në katin e fundit, tarracë, synohet të shndërrohet në një roof-top-garden restaurant, i vetmi në Tiranë.

Njolla e objektit, është katrore, me përmasa 30×30. Qëndra tregtare do të ketë një hapësirë totale prej 1,116 metra katrorë.

Projekti: Stefano Boeri Architetti
Vendodhja: Tirana, Albania
Viti: 2017 – në vazhdim
Investitorët: INVEST SOCIETY shpk
Konsulentët: SCE Project, E.S.A. engineering, Albana Kocollari (ANK ARCHITECTS), ing. Helidon Kokona, ing Llambi Karamani (Xhenlux), ing, Petrit Hoxhaj

Hapësira
1.116,80 m2
SLP
6.052 m2

+355 68 215 5110
info@invest-society.com