Green Terrace new
12 Years of Experience

Green Terrace

Green Terrace është një objekt rezidencial me vendodhje
vetem 5 minuta larg qëndrës se Tiranës.

Green Terrace

Jeto bukur, shijo natyrën!

Zgjidhni cilësinë e të jetuarit në harmoni me natyrën në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit.
Tipologji të ndryshme apartamentesh. Zgjidhni apartamentin tuaj të preferuar.
Apartamente DUPLEX!
Orientim ideal duke garantuar diellëzimin maksimal.

Fasade e ventiluar!
Eshtë një sistem që parashikon realizimin e një interkapedi ajri duke lejuar ventilimin e gjithe sipërfaqes së murit. Invest Society ka mundësuar bashkepunimin me shoqerinë prestigjoze italjane të fasadave “Casal Grande” per realizimin e fasadës së ventiluar, një fasadë kjo që mbron ndërtesën nga shumë faktorë të jashtem si dhe garanton një cilësi optimale termo-akustike duke ulur deri ne 40% feturen e energjisë shpenzuar për realizimin e ngrohje-ftohjes.

Pershkrim:
Ndërtesa është vendosur në kendin e ri të rrugëve që do krijohet nga rruga e barrikadave dhe rruga dytësore e re duke krijuar një lidhje midis rrugës së barrikadave dhe rrugës Bardhok Biba. Dy rrugët që e kufizojne godinën kanë karakterin tregtar dhe të shërbimeve. Ato do të pasurohen sipas projektit nga një gjelbrim vertikal mjaft i kuruar sipas tipologjive të bimeve që rriten në qytetin e Tiranës.

Oborri I brëndshem I godinës është një hapësirë gjithashtu e gjelbërt e cila I dedikohet vetëm banorëve të ndërtesës. Hapësirat me dendësi të lartë gjelbërimi do të gjenden të shtrira dhe në vertikalitet në tarracat e formuara cdo dy kate. Fasadat marrin dritë me hapje qe qëndrojne brenda lëkures së fasadës me tipologjinë e dritareve me dy, tre ose kater kanate dhe ballkone franceze me një ose dy kanate. Godina e shrytëzon plotësisht dritën e diellit nëpermjet këtyre hapjeve te fasadës që gjithmone kanë një hapësire drite jo më të vogel se 1.8m2.

Ne pjesën e pasme të godinës, ne orjentimin veri dhe perendim fasadat janë të organizuara me hapje të mëdha vetratash, për të aksesuar dhe përdorur sa më shumë hapësirat e gjelberuara të tarracave të shkallëzuar cdo dy kate. Ky kompleks garanton një komfort në harmoni me natyrën.

Jemi duke rifreskuar informacionin rreth Green Terrace. Rikthehuni pas disa ditësh për tu njohur me detaje të tjera të këtij projekti.

Na kontaktoni për më tepër detaje rreth objekteve tona në numrin e telefonit +355 68 215 5110 ose duke na dërguar një email në info@invest-society.com. Gjitashtu mund te na kontaktoni duke plotësuar formën e kontaktit direkt nga siti.